E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet kamerieri, zhduken autoret

Elbasan- Grabitet me dhune nje kamerier 16-vjecar ne qender te qytetit te Elbasanit. I mituri me inicialet Xh. T., ka denoncuar ne komisariat ngjarjen, duke dhene edhe karakteristikat e te dyshuarve. Diten e djeshme policia vendore njoftoi identifikimin e dy autoreve dhe shpalljen ne kerkim per akuzen e "vjedhjes me dhune, e kryer ne bashkepunim". Burime zyrtare thane se te dyshuarit per zhdukjen e 47 mije lekeve jane Alban Lloshi 21 vjec dhe Elis Salliu 23 vjec, banues ne lagjen ku punonte i demtuari.

Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e marte, teksa i mituri pas punes po kthehej ne shtepi. Me vete ka pasur 47 mije leke dhe sapo ka perfunduar punen ne lokalin "Pegasus" ne lagjen "28 Nentori" te Elbasanit, ku dhe banonte, eshte nisur per ne shtepi. Gjate denoncimit ne komisariat, Xh. T. ka rrefyer se ne afersi te doganes, e cila ndodhet po ne kete lagje, i kane zene rrugen dy persona qe e kane kercenuar dhe me pas grabitur me dhune. I frikesuar nga ndonje sulm me agresiv, 16-vjecari nuk ka bere rezistence, duke dorezuar cfare kishte me vete. Gjate marrjes ne pyetje ai denoncoi grabitjen e 47 mije lekeve qe mbante ne xhep, shume e siguruar edhe nga xhiroja e mbremjes ne lokal.

Nga hetimi i kryer, rezulton se te dyshuarit e kane ndjekur kamerierin derisa ka perfunduar turnin e dyte dhe ka mbyllur lokalin. Gjate rruges i kane zene prite duke i bere presion dhe kanosur per vrasje. Aty i kane marre parate dhe jane zhdukur ne erresire. Te nesermen 16-vjecari ka bere edhe denoncimin ne komisariat, pasi u ka treguar familjareve se cfare kishte ndodhur. "Nga ana jone, pas nje pune te mireorganizuar, u be i mundur identifikimi i autoreve te dyshuar te ngjarjes, te cilet jane Alban Lloshi dhe Elis Salliu, te dy banues ne lagjen "28 Nentori" te qytetit", njoftoi dje policia vendore e Elbasanit. Pas kontrolleve te kryera ne disa banesa, nuk eshte bere e mundur te gjenden te dyshuarit dhe ndaj tyre, me urdher te prokurorise u be shpallja ne kerkim per akuzen e "vjedhjes me dhune, e kryer ne bashkepunim".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›