Gripi, pohohet zyrtarisht se jemi në prag epidemie
20/11/2009 Aktualisht nga gripi i derrave rezultojnë të prekur 144 persona
Rastet janë shfaqur më të ashpra dhe me temperaturë të lartë
Gripi sezonal shfaqet me forma të rënduara klinike te pacientët. Shtimi me ritme të shpejta i rasteve të prekura jo vetëm nga gripi i derrave, por edhe nga ai stinor, ka vënë në gjendje alarmi institucionet shëndetësore në vend. Gjatë ditës së djeshme vetë kreu i Ministrisë së Shëndetësisë ka pohuar se edhe vendi ynë tashmë është futur në pragun e epidemisë. Kjo pasi gjatë dy javëve të fundit është shtuar numri i të infektuarve, ku për gripin e derrit numërohen rreth 144 persona të infektuar ndërsa për atë stinor më shumë se 15 mijë personave vetëm gjatë javës së fundit. Më problematike situata është paraqitur në shkolla, ku prej ditësh po vihen re mungesa të shumta të nxënësve. Dy ditët e fundit ka pasur një fluks pacientesh, rreth 10-15 për qind e rasteve me gripin stinor, që kanë pasur infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Sipas specialistëve, “institucionet shëndetësore po përballem me një situatë gripale, e cila ishte parashikuar për periudhën dhjetor-janar. Rreth 50 për qind e rasteve te ekzaminuara deri tani kanë qenë influencë stinore, që janë përhapur në forma tepër të rënduara. Megjithatë, Vasili ka mohuar mundësinë e mbylljes së shkollave në këtë situatë. Sipas tij, kjo masë do të merret në rastet kur situata do të rëndohet edhe më shumë. Ajo çfarë konsiderohet problematike është forma e rëndë me të cilën po përhapet edhe gripi sezonal, ku fluksi i përhapjes po shtohet me ritme galoponte nga dita në ditë. “Jemi në fillimin e një epidemia, sepse rastet janë shtuar dhe përveç të tjerave janë shfaqur me klinikë pak të ashpër, me temperaturë të lartë, me çrregullime dispeptike. Ndryshe nga virozat e tjera, të cilat shfaqen me temperatura pak më të moderuara, kemi pasur në rastin konkret një klinikë më të ashpër, më serioze sesa të tjerat”, - ka pohuar ministri Vasili. Ndërkohë ai ka shtuar se laboratori i virologjisë do të punojë me orare të zgjatuara për të analizuar të gjitha rastet e rënda që do të shfaqen. Gjithashtu është kërkuar nga pacientët që të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me mjekët për të evituar rrezikun dhe për të mbajtur situatën nën kontroll, si dhe janë vënë në gatishmëri të gjitha institucionet shëndetësore.
Shtimi i rasteve me grip
Deri tani janë konfirmuar 144 presona të infektuar me A/H1N1 në vendin tonë. "Fillimi i ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave është shoqëruar edhe me një situatë të re të epidemisë së gripit në Shqipëri, ku krahas rasteve të përditshme të shtuara të virusit A/H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit, sigurisht janë shfaqur dhe raste të gripit stinor, e cili është shfaqur shumë më i ashpër në shenja klinike gjatë këtij viti. Jemi në prag të një epidemie, pasi rastet janë shtuar ndjeshëm dhe për shkak të temperaturave", - ka pohuar ministri Petrit Vasili.