Nëpunësit e Bashkisë Patos dhurojnë gjak
20/11/2009 Në ndihmë të talasemikëve
FIER- Thirrjes së degës së Kryqit të Kuq Fier, për të dhuruar gjak për të sëmurët në nevojë e sidomos për fëmijët talasemikë të rajonit të Fierit u është përgjigjur në paraditen e sotme administrata e qytetit naftëtar të Patosit. Nëpunësit e kësaj administrate nën asistencën e mjekëve të Punktit të gjakut të spitalit Fier, por edhe të përfaqësuesve të Kryqit të Kuq u solidarizuan me këtë nismë, e cila sipas përfaqësuesve nismëtare nuk është rasti i parë për këtë administratë. “Kryqi i kuq shqiptar dega Fier vazhdon të bëjë sensibilizimin e dhurimit vullnetar të gjakut”,-ka thënë përfaqësuesja. Që këta fëmijë talasemikë të mos kenë mangësi për gjak, personeli i Bashkisë Patos ka dhuruar në mënyrë vullnetare gjak. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që munden të dhurojnë gjak, sepse fëmijët talasemikë kanë nevojë për gjakun e tyre. Duke marrë shkas nga situatat emergjente shkaktuar nga aksidentet e shumta rrugore duhet që dhurimi vullnetar i gjakut të jetë në ritme më të larta”,-ka thënë përfaqësuesja e Kryqit të Kuq Fier, Pavlina Tyto.