“Jo” kalimit të fëmijëve në jetimore kur kanë prindërit
20/11/2009 “Amnesty International”
Qeveria shqiptare duhet të marrë masa për mbështetjen e familjeve të varfra, të cilat për shkak të kushteve të vështira ekonomike detyrohen të lënë fëmijët në institucionet e përkujdesit social. Në përvjetorin e njëzetë të miratimit të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (KB), “Amnesty International” u bën thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë që fëmijët të mos vendosen në jetimore kur është e panevojshme. Në një prononcim të dhënë dje evidentohet se varfëria mbetet një nga arsyet kryesore për vendosjen e fëmijëve në jetimore. “Shumë prej këtyre fëmijëve e kanë një prind ose një të afërm, por këta nuk mund ta përballojnë ekonomikisht rritjen e tyre. Organizata i bën thirrje qeverisë që t’i mbështesë dhe t’u japë një ndihmë të mjaftueshme këtyre familjeve, në mënyrë që ato të mund t’i rrisin vetë fëmijët e tyre”, - thuhet në deklaratë. Në memorandumin që u ka dërguar autoriteteve shqiptare, “Amnesty International” bën thirrje për marrjen e masave të mëtejshme, të mbështetura tek udhëzimet për të siguruar që në strukturat e përkujdesit të vendosen më pak fëmijë, duke mundësuar përkrahjen e familjeve në rrezik të heqin dorë nga fëmijët e tyre për shkak të kushteve ekonomike. Po ashtu organizata bën thirrje që gjatë periudhës së kalimit drejt një jete të pavarur të rinjve që dalin nga qendrat e përkujdesit t’u jepet përkrahja dhe këshillimi individual që u nevojitet.