E Diel, 1 Nëntor 2026

23 vjet i burgosur brenda mendjes

Për 23 vjet me rradhë Rom Houben nga Brukseli ishte i paralizuar dhe jo në gjendje për të komunikuar me mjekët dhe të afërmit. Të gjithë menduan se ai ishte në në një gjëndje vegjetative dhe truri i tij nuk funksiononte. Por kjo nuk ishte aspak e vërtetë. Vetëm 3 vjet më parë mjekët arritën të testojnë trurin e Houben dhe kuptuan se ai funksiononte normalisht, çka tregonte se pacienti kishte vuajtur në heshtje për shumë vjet, me rradhë, i burgosur në trupin e tij dhe askush nuk e kishte kuptuar. Në vitin 1983, kur ishte vetëm 20 vjeç Houben pësoi një aksident me makinë. Që atëherë ai qëndroi në spital. Mjekët që nuk i kishin bërë skanerin e trurit dhe të afërmit mendonin se ai nuk i dëgjonte dhe nuk ndiente asgjë. Por familja e tij nuk i humbi kurrë shpresat. Ata të pakënaqur me stafin mjekësor e dërguan djalin në një spital tjetër ku iu bë menjëher skaneri dhe u zbulua se truri funksiononte për mrekulli. Tani falë një kompjuteri Houben mundet të komunikojë me botën dhe të dërgojë mesazhet e para pas 23 vitesh heshtje. Si fillim arriti të lëvizë gishtin e madh, pastaj qerpikët e kështu me rradhë. Ai po shkruan një libër nëpërmjet kompjuterit ku rrëfen se gjatë këtyre viteve ka qenë i burgosur i vetes ndërsa çelësin e qelisë ia kishin hedhur tutje. Duhet të jem optimist shkruan ai, Jeta ia vlen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›