E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varshavë, Festivali i artit të banakut

Shishe, gota dhe akujt fluturan në ajër në Varshavë të Polonisë teksa qindra banakierë nga e gjithë bota garuan me njëri-tjetrin në Ligën Ndërkombëtare të artit të banakut. Aftësia për të argëtuar audiencën dhe pregatitur pije të ndryshme në të njejtën kohë ishin dy prej kritereve për të fituar vendin e parë. Secili prej tyre duhej që për 6 minuta të krijonte pije në mënyrën më origjinale të mundshme. Çmimi i parë i shkoi Tomasz Malekut nga Polonia që doli më i aftë se rivalët e tij britanikë francezë dhe italianë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›