Kuala Lampur, nisma e Imamit të qytetit
Mbi 100 djem të moshave nga 6-12 vjeç, kapërdinë krenarinë, ulën pantallonat dhe u bënë synet. Riti fetar u krye në Kuala Lampur të Malajzisë me iniciativë të imamit të qytetit. Me anë të këtij riti myslimanët besojnë se djemtë arrijnë burrërinë, megjithatë shumë prej këtyre fëmijëve e përjetuan me të qara. Disa lexuan vargje të Kuranit me shpresën se do tua lehtësonte dhimbjen, ndërsa disa të tjerë preferuan lojrat në celularë për të hequr mendjen.