Shëngjin, nis transporti i produkteve bujqësore
Produktet bujqësore dhe blegtorale kanë nisur të importohen dhe eksportohen edhe nga Porti i Shëngjinit. Ministria e Bujqësisë i është përgjigur pozitivisht kërkesës së bërë nga bizneset dhe Drejtoria e portit për të lejuar transportin e tyre nëpërmjet linjës së tragetit Shëngjin – Ankona. Përmes këtij porti do të operojnë 110 subjekte private. Mendohet se transporti do të arrijë në 2 mijë tonë vetëm gjatë muajit të parë.
Drejtoria e Bujqësisë në Lezhë ka marrë të gjitha masat për këtë shërbim të ri në Portin e Shëngjinit, e cila do të jetë një nxitje e mëtejshme për zhvillimin e këtij rajoni. Afrimi i tregjeve do të jetë një nxitje për fermerët në rajonin verior, duke bërë që të ketë një rritje të prodhimit bujqësor vendas dhe më pas eksportin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ky shërbim i ri që do të kryhet në Portin e Shëngjinit pritet të nxisë prodhimin bujqësor e blegtoral jo vetëm në Qarkun e Lezhës, por në të gjithë veriun e vendit.