E Shtunë, 31 Tetor 2026

Griselda e Elvis Roshi, flasin fqinjët: Ishin në prang të dasmës

TIRANE- Griselda dhe Elvis Roshi, kishin vendosur të zyrtarizonin marrëdhënien e tyre me një ceremoni të vogël dasme e cila do të zhvillohej më 15 qershor. Kështu tregojnë fqinjët e ciftit në Kavajë ndërsa janë ende të shokuar mbi atë cka ndodhi dy ditët e fundit ku protagonistët ishin kryebashkiaku i Kavajës dhe bashkëshortja e tij.

“Nuk lind fëmijë. Sajova shtazaninë se doja të mos humbisja Elvisin” ka shpjeguar Griselda para prokurorëve të krimeve të Rënda, bën të ditur sot “Gazeta Shqiptare”.

Historia filloi më 1 qershor kur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, vëllai i Elvis Roshit denoncoi se kunata e tij Griselda, shtatzënë në muajin e 9-të, ishte rrëmbyer nga persona të parmatosur ishte keqtrajtuar dhe i ishte nënshtuar një lindjeje të detyruar. Dy grupe hetimore nisën hetimet për të zbardhur të vërtetën e historisë që shokoi mbarë opinionin e vendit, por dhe griti në këmbë të gjithë strukturat shtetërore.

Një ditë më vonë, ajo që u quajt histori shokuese ishte vetëm një sajesë, një inskenim i gruas 28 vjecare. Fillimisht në mëngjesin e 2 qershorit prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi se nuk kishim të bënim me një rrëmbim, dhe as lindje të detyruar. Dhe disa orë më vonë, policia e Tiranës deklaroi se Griselda nuk kishte qenë as shtatzënë. E gjitha u konfirmua dhe nga analiza e mjekëve gjinekologë dhe ekspertizës mjeko ligjore.

Ndërkohë që Elvis Roshi kryebashkiaku i Kavajës kërkoi ndjesë publike për “gjithë historinë e cila shokoi gjithë vendin dhe në fund rezultoi e pavërtetë.”'
(Detajet e deshmise se Griselda Roshit ne prokurori mund ti lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Roshi: Ju kërkoj ndjesë për stresin e shkaktuar Griselda: Nuk kam qenë shtatzanë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›