KDNJ: Serbia të pranojë diplomat e Universiteteve të Kosovës
PRISHTINË- Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, Belgzim Kamberi ka kërkuar sot nga shteti serb dhe shefi i trupit koordinues për Luginën e Preshevës Milan Markovic, që të zgjidhet çështja e diplomave të Republikës së Kosovës.
Kamberi ka akuzuar Markovicin se qëndron prapa hetimit që udhëhiqet ndaj tij, gjashtë muaj pas protestave të të rinjve në Preshevë, ku ishte kërkuar njohja e diplomave të universiteteve të Kosovës.
Në konferencë për shtyp, Kamberi tha se ajo protestë ishte e paraqitur në mënyrë të rregullt dhe se ka kaluar pa problem. “Problemi doli në pah më vonë, gjashtë muaj pas protestës, kur mua më morën në polici për shkak të një billbordi në të cilin kishim ngjitur diplomën për Markovicin”,- kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, Belgzim Kamberi.
(e.m/tg/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Kërkoi njohjen e diplomave të Kosovës, policia serbe e ndalon