E Diel, 1 Nëntor 2026

“Do t’i japim prioritet turizmit, Hotolishti do të kthehet në një zonë kreative”

02-06-2011 / Gazeta 55

Flet deputeti Rrahim Çota


Deputeti i Partisë Demokratike Rrahim Çota premton se zona e Hotolishtit do kthehet në një nga komunat më të zhvilluara të vendit, falë investimeve të qeverisë si dhe potencialeve që ajo zotëron aktualisht. Deputeti Çota thotë se prioritet kryesor do t’i jepet turizmit si dhe investimeve në projekte infrastrukturore me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për mbarë komunitetin. “Synimi ynë është që të investojmë në çdo cep të kësaj zone. Ne do t’i japim një prioritet turizmit në Hotolisht për vetë faktin se është një nga zonat kreative të rrethit të Librazhdit, ku përfshihet Parku Kombëtar i Shebenikut, madje do të ndihmoj më projekte të vogla dhe banorët e zonës për fillimin e turizmit  malor e rural”, u shpreh deputeti Çota. Sipas tij, këto investime do t’i hapin rrugë nxitjes së punësimit. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›