Grondona: Maradona e vendos vetë të ardhmen
E ardhmja e Diego Armando Maradonës në krye të përfaqësueses së Argjentinës “varet vetëm prej tij”. Zhulio Grondona, kreu i federatës (AFA), u shpreh qartë se trajnerit nuk do t’i kërkohet të largohet nga detyra në krye të stolit të “selesion”. Pas disfatës në çerekfinale përballë Gjermanisë, “Pibe de Oro” deklaroi se e mbylli ciklin në përfaqësuese. Por, presidenti i AFA-s bëri të ditur se gjithçka është në dorën e Maradonës, pasi institucioni që ai drejton nuk ka ndërmend ta shkarkojë nga detyra. I shumëpërfoluri Grondona, i cili ka drejtuar federatën në 30 vitet e fundit tha: “Vendimin e merr vetëm Diego, ai është ende nën kontratë me federatën”. Më tej, ai zbuloi edhe arsyen përse nuk dëshiron të marrë vendimin për të larguar teknikun: “Maradona është i vetmi person në vendin tonë (Argjentinë), që mund të bëjë gjithçka që dëshiron”.
#