E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ganë, përfaqësuesja pritet mes festimeve

Afrikanët

Pritje e jashtëzakonshme për Ganën, pasi përfaqësuesja u kthye në atdhe pas Botërorit 2010. Në aeroportin e Akras ndodheshin mijëra tifozë, që kanë përshëndetur dhe duartrokitur lojtarët e skuadrës së vetme afrikane, e cila arriti të kualifikohej deri në çerekfinalet e aktivitetit. “I duam heronjtë tanë, ishit krenaria e Ganës dhe e së gjithë Afrikës”, shkruhej në një parullë të madhe, që u shfaq menjëherë sapo çarteri zbriti në tokë. Mes gjashtë përfaqësueseve nga “kontinenti i zi” që morën pjesë në Afrikën e Jugut, Gana ishte e vetmja skuadër që u kualifikua nga faza e grupeve. Ata hynë në histori edhe si skuadra e tretë afrikane që arrin deri në çerekfinalet e Kupës së Botës, pas Kamerunit (1990) dhe Senegalit (2002). “Mbajtët flamurin e Ganës dhe të të gjithë kontinentit tonë”, ishte deklarata e zv.ministrit të Sporteve, Ni Nortei Duah.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›