E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gropa thithëse 'përpin' 12 vjeçarin që lahej me shokët në lumin Erzen

DURRES- Një 12-vjecar ka humbur jetën mesditën e sotme pasi është përpirë nga një gropë thithëse teksa lahej në ujërat e lumit Erzen.

Burime nga policia bëjnë me dije se 12-vjecari me iniciale E.A nga fshati Juba i Durrësit po lahej me bashkëmoshatarët e tij, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë më nga lumi pasi është tërhequr nga një gropë thithëse.

Shokët e tij kanë vënë menjëherë alarmin për mbytjen e vogëlushit.

Drejt vendngjarjes u nisën forca të shumta policie si dhe forcat RENEA. Ndërkohë, që në kërkimin e gjetjes së trupit të 12 vjecarit erdhën në ndihmë dhe banorët e zonës, të cilët mundën të nxjerrin trupin e pajetë e djaloshit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›