E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezik që të zvogëlohet popullsia shqiptare në Maqedoni

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 12:05

Nuk përjashtohet zvogëlimi i numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni, në rast se nuk do të ketë mobilizim dhe aktivitete intensive lidhur me realizimin e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Shqetësimet vijnë nga burime të afërta me EUROSTAT, mision i cili është angazhuar për të ndjekur nga afër procesin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni,që do të zhvillohet prej 1 deri më 15 tetor të këtij viti, pas anulimit të tij më 1 prill, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

“Sigurisht që në rast se nuk do të ketë një mobilizim më masiv dhe propagandim përmes në fushate solide, atëherë mund të ketë zvogëlim të numrit, pasi që një numër i madh i popullsisë shqiptare jetojnë në diasporë.

Kjo shifër mund të jetë rritur edhe me fluksin e fundit të atyre shtetasve që janë larguar me liberalizimin e vizave”, theksoi një burim i afër i agjencisë së statistikave evropiane EUROSTAT.

Kongresisti amerikan, Dana Rohrabacher, në një takim me drejtuesit e Lidhjes Shqiptaro-Amerikane muajin e kaluar në Washington, tërhoqi vëmendjen për regjistrimin e popullsisë, duke shtuar se në Maqedoni është i nevojshëm vëzhgimi nga afër i regjistrimit të popullsisë për shkak të indikacioneve për zvogëlimin e numrit të popullsisë shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›