E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit pa rezolutë për Sirinë

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 12:49

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk do të miratojë për momentin asnjë rezolutë kundër dhunës në Siri. Këtë e bëri të ditur ambasadori i Indisë në OKB, Hardeep Singh Puri, i cili drejton forumin më të lartë të OKB-së.

Pas zhvillimeve të fundit të përgjakshme në Siri, janë shtuar përpjekjet diplomatike për të rritur trysninë ndaj regjimit të Damaskut.

Një projektrezolutë tashmë qëndron prej javësh gati.

Por edhe pse në dokumentin në fjalë dënohet vetëm dhuna kundër civilëve, ajo deri tani ka dështuar për shkak të rezistencës së Rusisë dhe Kinës, dy vende këto anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, të cilat frikësohen se një rezolutë e tillë mund ti hapë rrugën, sikurse në Libi, një ndërhyrjeje ushtarake.

Me votat e tyre në forumin më të lartë të Kombeve të Bashkuara, ato mund të bllokojnë çdo vendim.

Ambasadori i Indisë në OKB, Hardeep Singh Puri, tha se nuk u arrit pajtimi tani për tani miratimi i një rezolute, për shkak se Libani dhe dy vende të tjera u shprehën kundër.

Ishte fjala për Rusinë dhe Kinën.

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, ambasadori rus, Witali Tschurkin, kishte sinjalizuar se vendi i tij ka gjasa që mund të ndryshojë qëndrimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›