Nis gjykimi i Mubarakut

Nën masa të mëdha të sigurisë, ka nisur gjykimi ndaj ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak.
Mubarak, 83-vjeçar, u soll në sallën e gjyqit në një barelë, nga spitali ku ndodhet i shtrirë që nga muaji prill.
Ai akuzohet për korrupsion dhe urdhra për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së shkurt që i dhanë fund sundimit të tij afro 30-vjeçar.
Mubarak do të gjykohet së bashku me dy djemtë e tij, ish-ministrin e brendshëm dhe gjashtë ish-zyrtar të lartë të policisë.
Para fillimit të seancës gjyqësore, kanë protestuar mbështetësit dhe kundërshtarët e Mubarak.
Procedurat gjyqësore është duke u transmetua drejtpërsëdrejti në televizionin shtetëror.
Mubarak mund të përballet me dënimin me vdekje, nëse shpallet fajtor për vrasjen e 850 protestuesve gjatë kryengritjes që e detyruan atë të japë dorëheqjen.