Obama nënshkruan ligjin për borxhin
Firma e presidentit në legjislacion lehtëson atë, që mund kishte qenë një krizë shumë e thellë për ekonominë amerikane.
Disa minuta pasi Senati miratoi masën me 74 vota pro dhe 26 kundër, Barack Obama u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se procesi për reduktimin e deficitit qeveritar ka filluar.
“Ky kompromis garanton më shumë se 2 biliardë dollarë në reduktimin e deficitit. Është një hap i parë i rëndësishëm për të siguruar se si një shtet të jetojmë brenda mundësive tona”, tha Obama.
Ligji i ri i dha mundësi menjëherë Thesarit që të huazojë shumën prej 400 miliardë dollarë, me huamarrje të mëtejshme më vonë.
Po ashtu, ligji synon të reduktojë deficitin prej 14.3 biliardë dollarë që ka vendi. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi legjislacionin të hënën, me një votim prej 269 votash pro dhe 161 kundër, pas disa javë debatesh intensive.
Në bazë të legjislacionit, një komision dypartiak në Kongres do të punojë për të gjetur kursime të mëtejshme në buxhetin federal.
Presidenti tha se marrëveshja kërkon që të dy partitë të punojnë së bashku për të shkurtuar deficitin e buxhetit federal.