Poloni/ Putin kundërshton kritikat për rolin e Rusisë në luftën e dytë botërore
Kryeministri rus Vladimir Putin kundërshtoi sot kritikat lidhur me rolin e Moskës në prag të shpërthimit të Luftës II Botërore gjatë ceremonive përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të pushtimit të Polonisë nga Gjermania naziste. Por Putini dhe homologu i tij polak Donald Tusk ranë dakord se historianët e të dy vendeve duhet të bashkëpunojnë më ngushtë për të nxjerrë në dritë anën e errët të së kaluarës së tyre, që ende trazon marrëdhëniet midis Rusisë dhe Polonisë edhe 20 vjet pas rrëzimit të komunizmit në Evropën Lindore.
Rusia dhe ish-satelitët e saj në Evropën Lindore janë përfshirë në debate të ashpra dhe mosmarrëveshje lidhur me rolin e ish-dikatorit sovjetik Josif Stalin në vitin 1939, kur ai nënshkroi paktin e mossulmimit me Gjermaninë naziste, duke i hapur kështu rrugë pushtimit të Polonisë dhe shpërthimit të një lufte botërore.
"Nëse do të flisnim me objektivitet lidhur me historinë, atëherë duhet të kuptojmë se ajo nuk ka vetëm një ngjyrë. Historia ishte e larmishme dhe të gjitha palët bënë shumë gabime", deklaroi Putini gjatë një konference shtypi pas bisedimeve me kryeministrin polak Tusk në qendrën turistike Sopot.
"Dhe të gjitha këto veprime krijuan kushtet për një agresion të gjerë nga Gjermania naziste", shtoi ai.
Ndërsa rusët janë thellësisht krenarë për fitoren e vendit të tyre ndaj Hitlerit në vitin 1945, polakët, balltikët dhe vende të tjera akuzojnë Stalinin si përgjegjës kryesor për fillimin e Luftës II Botërore, ndarjen e Polonisë me Hitlerin dhe aneksimin e shteteve balltike.
Putini theksoi përpjekjet e Britanisë së Madhe dhe Francës për të "kënaqur" Hitlerin në vitin 1938, përpjekje, që sipas tij, rezultuan me pranimin e tyre të shkatërrimit të Çeko-Sllovakisë, si dhe me marrjen nga vetë Polonia të një territori të Çekisë, përpara se të përballej me pushtimin gjerman.
Putini dhe Tusk ranë dakord për ngritjen e ekipeve të përbashkëta të historianëve për të hedhur dritë mbi vrasjen e oficerëve polakë në një pyll në Katyn, në perëndim të Bashkimit Sovjetik, në vitin 1940, një ngjarje që për polakët simbolizon tradhëtinë dhe mizoritë e Stalinit.