U-21, nisin seancat anti - AzerbajxhanShqipëria U-21 i ka nisur shumë keq eliminatoret e Kampionatit Europian. Ekipi Shpresa humbi në përballjen e dyfishtë me Skocinë: 0-1 në Elbasan dhe 5-2 në Falkirk. Në dy ndeshjet e fundit kundër Azerbajxhanit të

Publikoje ne:
Ekipi Kombëtar U-21 nisi ditët anti-Azerbajxhan, takimi i tretë zyrtar në eliminatoret për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21 2011. Takimi kundër Azerbajxhanit, i vlefshëm për Grupin 10, do të zhvillohet ditën e shtune, më 5 shtator në stadiumin e qytetit të Durrësit, “Niko Dovana”, në orën 16:30.
PËRJASHIMI JONUZI
Trajneri Artan Bushati i ka pasur në dispozicion të 23 lojtarët e thirrur. Vetëm sulmuesi Ahmed Januzi, i cili luan në Ukraianë me Vorskla Poltavën, vjen nga kampionatet e huaja, pasi 22 të tjerët luajnë në kampionatin shqiptar. Januzi shënoi golin e vetëm të Shqipërisë në humbjen 1-2 me Maltën. 11 skuadra, 8 nga Kategoria Superiore dhe 3 nga Kategoria e Parë përfaqësohen me lojtarë në “seleksionin Bushati”, përfshirë edhe Gramozin me Klodian Seminën.
DY HUMBJE
Shqipëria U-21 i ka nisur shumë keq eliminatoret e Kampionatit Europian, duke mos grumbulluar asnjë pikë në dy ndeshjet e para. Ekipi Shpresa humbi në përballjen e dyfishtë me Skocinë: 0-1 në Elbasan dhe 5-2 në Falkirk. Dy golat e Shqipërisë u shënuan nga Jahmir Hyka dhe Emiljano Vila, por që të dy tashmë janë pjesë e Kombëtares A të drejtuar nga Josip Kuzhe.
DY BARAZIME
Në dy ndeshjet e fundit kundër Azerbajxhanit të vlefshme për eliminatoret e Euro 2009 jemi ndarë të barabartë: barazuam 1-1 në Baku (17.07.2007) dhe 0-0 në Vlorë (10.09.2008). Si kundërshtarë në këto eliminatore kishim edhe Italinë, Kroacinë, Greqinë dhe Ishujt Faroe. Shqipëria në këto eliminatore grumbulloi 12 pikë (3 fitore, 3 barazime, 4 humbje), ndërkohë që Azerbajxhani u rendit i fundit me 3 pikë (asnjë fitore).
TESTET E FUNDIT
Përpara ndeshjes me Azerbajxhanin, Shqipëria U-21 zhvilloi dy ndeshje miqësore. Kombëtarja U-21 humbi 2-1 me Maltën (12 gusht), në ndeshjen e fudnit miqësore (gol i Januzit), teksa më parë kishte fitoi 1-0 në ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë (10 qershor), falë një goli të Erando Karabecit (80’).
LOJËRAT MESDHETARE
Një variant i “rinuar” i Kombëtares U-21, ajo U-20, dështoi në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009” të zhvilluara në qershor 2009, duke humbur si me Tunizinë (1-2, gol i Franc Veliut) ashtu dhe me Spanjën (0-3).
BILBILA NGA SAN MARINO
Takimi Shqipëri-Azerbajxhan do të gjyohet nga gjyqtarë nga San Marino me kryesor Stefano Podeski. Ndihmësa të tij janë Manuel Xhustin dhe Gabriele Rosin. Delegat i UEFA-s ëstë maltezi Emanuel Zamit, që luan rolin edhe të vëzhguesit të arbitrave.
NA PRET AUSTRIA
Ndërsa Shqipëria do të përballet me Azerbajxhanin, po, më 5 shtator do të përballen edhe Austria me Skocinë. Pas përballjes me Azerbajxhanit, Shqipërinë U-21 e pret pikërisht sfida me Austrinë në Vienë, më 9 shtator 2009 (gjykon kazakistanezi Artiom Kuçin).
LISTA
Ahmed Januzi (Vorskla Poltava)
Ardit Shehaj (Flamurtari)
Bazjon Tragaj (Besa)
Ditmar Bicaj (Tirana)
Erando Karabeci (Tirana)
Franc Veliu (Flamurtari)
Ibrahim Bejtja (Shkumbini)
Jozef Thana (Teuta)
Polizoi Arbri (Bylis)
Renato Malotaj (Dinamo)
Sabien Lilaj (Elbasani)
Shpëtim Moçka (Flamurtari)
Vilfor Hysa (Teuta)
Bekim Bala (Vllaznia)
Orges Gava (Elbasani)
Klodian Semina (Gramozi)
Hair Zeqiri (Flamurtari)
Migen Metani (Tirana)
Indrit Hithi (Partizani)
Arsen Sykaj (Vllaznia)
Erjon Mustafarai (Shkumbini)
Blerti Hajdari (Tirana)
Odise Roshi (Flamurtari)
GRUPI 10
NDESHJET E SHQIPËRISË
Shqipëri-Skoci 0-1
Skoci-Shqipëri 5-2
Shqipëri-Azerbajxhan 05.09.2008
Austri-Shqipëri 09.09.2008
SKUADRAT Nd F B H Pikë
Skocia 2 2 0 0 6
Bjellorusia 1 1 0 0 3
Azerbajxhani 0 0 0 0 0
Austria 1 0 0 1 0
Shqipëria 2 0 0 2 0
E Marte, 01 Shtator 2009