Bushati kërkon Ujkanin, Hykën dhe Vilën
Përveç impenjimit të kombëtares në ndeshjen e saj ndaj Danimarkës, edhe ekipi Shpresa do të ndeshet më 5 shtator me homologen azerbajxhanase, në takimin e vlefshëm për grupin 10 të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2009-2011 për U-21.
Nga sot deri më 5 shtator, 20 futbollistë që luajnë në kampionatin tonë dhe Ahmed Januzi i Vorskla Poltavës janë të grumbulluar nga trajneri i Shpresës, Artan Bushati në hotel “Leonardo” në plazhin e Durrësit.
Tekniku i përfaqësueses U-21 është i bindur se djemtë e tij do të reagojnë pozitivisht pas humbjes në miqësore me Maltën, që la shije të hidhur.
Nderkohe që ditët e fundit është mësuar se Bushati, i ka kërkuar ndihmë edhe trajnerit të Kombëtares A, Josip Kuzhe. Tekniku i Shpresës shpreson që nese Kuzhe nuk ka ndërmend të angazhojë ndaj Danimarkës Hykën, Ujkanin dhe Vilën, ata të huazohen te U-21 për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.