Grosruk ne Tirane para daljes se raportit te ODIHR-it per zgjedhjet
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti dje ne takim zevendespresidentin e Asamblese Parlamentare te OSBE-se Volfgang Grosruk i cili po zhvillon nje vizite ne vendin tone. Gjate takimit Topalli shprehu kenaqesine per nivelin e bashkepunimit mes Shqiperise dhe OSBE-se dhe Grosruk deklaroi se ne shtator Parlamenti shqiptar do te kete nje vizite nga nje delegacion i gjere i Parlamentit te Austrise. Grosruk tha se kjo vizite qe pritet te realizohet ne zgjedhjet e fundit ne Shqiperi kryetarja e Kuvendit tha se ato ishin zgjedhjet me te arrira ku u realizua nje nga standardet me te larta te numerimit te cdo vote. Zgjedhjet treguan se ne Shqiperi sistemi dhe demokracia funksionoi dhe vullneti i qytetareve u lexua - theksoi kryeparlamentarja e Kuvendit. Biseda me tej u ndal ne vijimin e bashkepunimit parlamentar mes Shqiperise dhe Austrise por edhe me Asamblene Parlamentare te OSBE-se. Grosruk eshte rizgjedhur zv/president i Asamblese Parlamentare te OSBE-se. Nuk dihet ende nese vizita e tij ka nje lidhje me raportin qe pritet te dale nga OSBE-ja dhe ODIHR-i mbi zgjedhjet lokale te 8 majit. Diplomati austriak njihet si mbeshtetes i qeverise Berisha. Grosruk nuk ka ngurruar te uroje Kryeministrin per fitoren e zgjedhjeve te 8 majit pas nje takim te zhvilluar kohet e fundit. Gjithashtu Grosruk ka takuar edhe kryebashkiakun e Tiranes Lulzim Basha. Qe ne fillim te takimit Grosruk e uroi Bashen per detyren e re dhe i shprehu gatishmerine per te bashkepunuar me administraten e tij per projekte te ndryshme vecanerisht ne ato per forcimin e kapaciteteve. Basha e falenderoi eurodeputetin Grosruk per shprehjen e mbeshtetjes dhe e siguroi ate se do te jete i hapur per cdo nisme bashkepunimi. Ai e njohu eurodeputetin austriak me prioritetet e tij dhe te administrates per zhvillimin e Tiranes per permiresimin e cilesise se jetes si dhe per zgjidhjen e problemeve imediate qe ka qyteti.