E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi Kush kerkon afrimin me LSI-ne te bashkohet me Saliun

Kreu i PSD-se

Propozimet socialiste te veres per rivendosjen e bashkepunimit me Levizjen Socialiste per Integrim shihen ne nje menyre dhe kontekst ndryshe nga aleati tradicional i selise roze socialdemokrati Skender Gjinushi. Nese deputetet te ndryshem socialiste apo partnere te PS-se shohin ne adoptimin e nje sjelljeje ndryshe ndaj LSI-se nje mundesi per riorganizim forcash apo korrektim gabimesh te bera deri me tani Gjinushi vlereson me shume nje veprim qe sjell humbje kohe dhe asgjesim te kredos opozitare. Ata qe duan te bashkepunojne me LSI-ne me mire le te bashkepunojne me Saliun. shte me mire pasi Saliu eshte origjinali kjo eshte kopja. LSI-ja nuk eshte asgje me shume sesa nje shtojce nje aneks i PD-se - tha kreu i PSD-se. Ky eshte ndoshta artikulimi me i forte nga e majta kunder bashkepunimit me LSI-ne si nje karte qe eshte riaktivizuar vetem pas zgjedhjeve te 8 majit 2011. Duke bere te vetat tezat e sekretarit per ceshtjet zgjedhore Kastriot Islami disa deputete socialiste kane dale se fundmi me idene e nje unifikimi te se majtes qe ushqehet nga faktet elektorale te prodhuara ne disa raunde qe prej vitit 2007. Heshtja qe ka rrethuar kete debat te ngritur papritur ka lene shije te forta dyshimi te LSI-ja kreu i se ciles se fundmi eshte nen nje proces gjyqesor te hapur per shkak te videoregjistrimit te publikuar ne muajin janar. Me gjithe keto levizje qe ngjajne me shume si taktike politike Gjinushi ka theksuar nje mendim qe eshte me kategorik se artikulimi socialist teksa e konsideron LSI-ne nje force me te cilen bashkimi eshte i pamundur. LSI qe prej 7 vjetesh ka lene te majten ne opozite permes percarjes dhe mashtrimit te elektoratit kur ne fakt ka bere vetem lojen e Berishes - theksoi ai. Ne fakt po dje edhe sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama ka kthyer nje pergjigje gati perfundimtare per oferten socialiste te ciles i ka thene jo. Sipas tij koalicioni me PD-ne mbetet ne fuqi deri ne viti 2013 cka e permbyll kapitullin e bashkimit te se majtes te pakten si pergjegjesi formale te Edi Rames.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›