E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i diplomacise se Pekinit takime me kreret e larte te shtetit shqiptar

Axhenda

Mberrin sot ne Tirane per nje vizite dy ditore ministri i Puneve te Jashtme i Republikes Popullore te Kines Yang Jiechi. Ai do te jete ne kryeqytetin shqiptar me ftese te homologut te tij Edmond Haxhinasto i cili eshte njekohesisht edhe zevendeskryeminister. Vizita eshte pjese e turit euro-afrikan te ministrit te Jashtem kinez i cili se bashku me Shqiperine do te vizitoje edhe Polonine Sudanin dhe Sudanin e Jugut nje shtet i lindur se fundmi. Titullari i diplomacise kineze mberrin ne Tirane ne prag te 40-vjetorit te pranimit te Republikes Popullore te Kines ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara nje akt ky per te cilin Pekini zyrtar i njeh kontribute qenesore edhe Shqiperise. Axhenda e Jiechi-s pritet te jete ne standardin protokollar per raste te tilla teksa ne fillim ai do te pritet nga homologu shqiptar Edmond Haxhinasto me te cilin me pas do te mbajne nje konference te perbashket per shtyp. Ne diten pasuese ministri i Jashtem kinez do te zhvilloje takime te nivelit te larte me Kryeministrin Sali Berisha Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidentin e Republikes Bamir Topi. Me interes do te jete ne prezantimin publik te tij ne Tirane qendrimi per Kosoven nje shtet njohjen e te cilit Shqiperia e ka shpallur prioritet diplomatik. Nisur nga rendesia e vizites dhe fakti se ne Pekin edhe vizitat e pales shqiptare kane qene te nivelit shume te larte eshte e pritshme nje ftese per zyrtaret e qeverise shqiptare te perfshire se fundmi ne nje angazhim qe ka te beje me opinionin e muajit tetor per statusin e vendit kandidat per ne BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›