Grossman: Bota duhet të ndalë Iranin

Grossman ka paralajmëruar se është e nevojshme që Irani të ndalet përpara se të arrijë objektivin e tij, “pasi në të kundërt do të ndodhë një fatkeqësi”.
“Askush nuk dëshiron të shohë Iranin bërthamor, por nëse kjo ndodh, do të krijohet një balancë e frikshme mes nesh dhe Iranit dhe do ketë luftë për të parandaluar që Irani të zgjerojë fuqinë e tij”, ka deklaruar Grossman.
Shkrimtari i njohur i Lindjes së Mesme është shprehur se programi bërthamor i Iranit është një çështje që duhet të shqetësojë të gjithë botën dhe jo vetëm Izraelin.
“Duhet të jetë bota që ta ndalojë Iranin dhe jo vetëm Izraeli. Një Iran bërthamor është i rrezikshëm për të gjithë botën dhe jo vetëm për Izraelin. Irani thotë se do ta fshijë Izraelin nga faqja e dheut, mendoni se ç’do të bënte po të kishte fuqi bërthamore”, ka thënë Grossman.