E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabuam që e blemë Ibrahimovicin

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka dhënë një intervistë interesante, ku flet rreth transferimit të Zlatan Ibrahimovicit nga Interi, në verën e vitit 2009.

“Blerja e Ibrahimovicit pa dyshim ishte një gabim. Kishte arritur në disakord me skuadrën. Ishte një presion enorm, por futbolli është një lojë kolektive. Më pas, flitej se ishte një blerje që nuk shkonte dakord me filozofinë tonë. Pastaj, ne vendosëm të shkonim përpara me të rinjtë tanë”, theksoi Laporta. Ibrahimovic e kishte kaluar vetëm një sezon tek Barça.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›