Strauss-Kahn akuzohet zyrtarisht për prostitucion

Ish shefi i FMN-së, Dominique Strauss Kahn tashmë është zyrtarisht i akuzuar nga prokuroria franceze për përfshirje në një rrjet prostitucioni në Francë.
Strauss-Kahn u mor në pyetje, pasi u thirr një muaj më parë në një kazermë në Lil, ku hetuesit e mbajtën të ndaluar për 48 orë.
Strauss-Kahn ka pranuar se ka marrë pjesë në disa festa, për të cilat autoritetet dyshojnë se ofroheshin prostituta nga një grup kriminal.
Por ish-shefi i FMN-së mohon se kishte dijeni që femrat në festa ishin prostitutë me pagesë. Majin e kaluar ai dha dorëheqjen nga drejtimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi u akuzua se kishte sulmuar seksualisht një punonjëse hoteli në New York.