Dik Çeni: Ndaj hetuesve duhet mirënjohje, jo hapje hetimesh
Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas vendimit
të Prokurorit të Përgjithshëm për të nisur hetimet në
lidhje me torturat e përdorura gjatë marrjes në pyetje
të të dyshuarve për terrorizëm, ish-zëvendëspresidenti
Dik Çeni ka deklaruar se në fakt raporti vërteton
efektshmërinë e teknikave të hetimit në përftimin e
informacioneve të vlefshme nga të dyshuarit. "Këto
informacione na kanë shpëtuar nga sulme të tjera
terroriste. Sipas dokumenteve, këta të burgosur,
përmes deklaratave të tyre kanë ndihmuar thuajse në
çdo arrestim apo kapje
të bashkëpunëtorëve
të al-Kaedës që nga
viti 2002", thuhet
në deklaratën e ishzëvendëspresidentit
amerikan. Sipas tij
aktivitetet e CIA-s në
zbatimin e politikave
të Shtëpisë së Bardhë
kishin të bënin me
sigurimin e plotë
t ë a m e r i k a n ë v e
nga ndonjë sulm i
mundshëm terrorist
masiv ndaj Shteteve
të Bashkuara të
Amerikës. Ndërkohë,
grupet e të drejtave të njeriut, që e çuan në gjykatë
çështjen e publikimit të raportit të inspektorit të
Përgjithshëm të CIA-s, ngulmojnë të kundërtën e
asaj që thotë Çeni. Në deklaratën e tij, Çeni akuzoi
administratën e Obamës për hetimin e ndërmarrë
nga Prokurori i Përgjithshëm. "Dyshoj tek aftësia e
administratës për të qenë e përgjegjshme për sigurinë
kombëtare", ka deklaruar Çeni. Për të, hetuesit
meritojnë mirënjohje e jo ndërmarrje hetimesh.