E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerrard: Patjetër fitore ndaj Sllovenisë


Steven Gerrard ka premtuar paraqitje shumë më të mirë nga futbollistët anglezë në ndeshjen vendimtare ndaj Sllovenisë, që vendos kualifikimin e Anglisë në xhiron tjetër, ndërsa fitorja ndaj ballkanasve është zgjidhja e vetme për Tre Luanët.

"është situatë 'o jetë o vdekje' dhe ne duhet të përmirësojmë paraqitjen nga hera e kaluar. Stërvitja ishte shumë e mirë këtë mëngjes dhe ne duket sikur jemi të gatshëm për ta bërë punën. Lojtarët janë të dëmtuar nga paraqitja ndaj Algjerisë. Ne e turpëruam kombin. Ne nuk jemi kënaqur ditët e fundit, për shkak të kritikave".

"Ne nuk kemi humbur ndaj Algjerisë, por natyrisht mungoi shumë nga ajo paraqitje. Ne duam ta bëjmë nesër kombin krenar me ne dhe për këtë jemi të gatshëm edhe të vdesim", deklaroi Gerrard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›