E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja: 25 vite përkrah burrit që më rreh, kam pësuar dhe infarkt

 Më gjuan me grush te dhe shqelma. Trupi më nxihet nga goditjet dhe nuk jam në gjendje që të mbrohem”. Kështu e nis rrëfimin e saj, 44-vjeçarja Zhaneta Nuredini, e cila pranon të rrëfejë për “Gazeta Shqiptare” torturën që ka përjetuar për afro 25 vite me radhë.

Ajo pohon se jeta e saj ka qenë një skëterrë që në fëmijëri, por edhe pasi është martuar me S., bashkëshortin, me të cilin është divorcuar për shkak të dhunës që ai ushtronte ndaj 44-vjeçares.

“Më rrihte gjithmonë, edhe në sy të fëmijëve, edhe në sy të prindërve. Unë dua urdhër mbrojtjeje, sepse vetëm në atë mënyrë ai nuk mund të më afrohet”, - pohon Zhaneta.

Ajo pranon se në disa momente, ka menduar që të vrasë edhe veten, për shkak të dhunës që ish-bashkëshorti i saj, Servet Jashari ushtron mbi të. “Më ka rrahur aq shumë, sa më ka rënë edhe infarkt në zemër”, - sqaron Zhaneta. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›