Gruaja: Policia nuk e mbrojti tim shoq
Vrasja e ish-boksierit
Lubjana rrëfen zanafillën e krimit për zhurmat në pallat dhe kërcënimet ndaj burrit
Më kujtohet që atë natë, Adriani e mori tri herë policinë në telefon, por askush nuk erdhi
Silvana Muça

Viktima, Adrian Levanti
Lubjana Myzeqari, bashkëshortja e ish-boksierit Adrian Levanti, merret në mbrojtje nga policia, një veprim që nuk i ishte ofruar burrit të saj, pavarësisht se, sipas së shoqes, ai kishte denoncuar për kërcënime të vazhdueshme. Ajo ka treguar për zanafillën e konfliktit me vëllezërit Gjini që ka nisur më 19 mars të këtij viti. Në të njëjtën kohë e veja pretendon se 28-vjeçarit i janë bërë disa herë atentate dhe kërcënime, duke shprehur zemërim të thellë ndaj policisë që, sipas saj, nuk u është përgjigjur ankesave të Adrianit.
Dëshmia e gruas
Gjithçka ka nisur më 19 mars të këtij viti. Ishe ora 22:30 e mbrëmjes. Im shoq zbret poshtë që të blejë një kartë telefoni. Në katin e dytë sheh disa djem që pinin hashash dhe bënin zhurmë. Duke qenë në rolin e administratorit të pallatit, ai u ka kërkuar që të largohen, për të ruajtur qetësinë në godinë. Kështu lindi një sherr i madh. Më kujtohet që atë natë Adriani e mori tri herë policinë në telefon, duke u thënë që disa persona me pistoletë në dorë po e kërcënonin me jetë. Policia nuk iu përgjigj kërkesës së tij. Si pasojë e kësaj, im shoq mori në telefon të vëllain për ti kërkuar ndihmë. Marjani erdhi dhe për vetëmbrojte e qëlloi njërin prej tyre me një lloj thike, biçak. Plaga ishte e lehtë, sa për ta trembur. Pastaj Adriani së bashku me Marianin e kanë dërguar në spital dhe i vëllai është vetëdorëzuar në polici, duke treguar të gjithë historinë e plagosjes dhe motivin e sherrit. Pavarësisht kësaj, ata nuk e kanë lënë të qetë Adrianin. Im shoq është kanosur disa herë, madje i kanë bërë disa atentate, shprehet Lubjana Myzeqari, bashkëshortja e viktimës.
Nata e vrasjes
Gjithashtu e veja thotë se nuk ka dëgjuar asnjë zhurmë natën e krimit. Adrianin e vranë në katin e shtatë të pallatit, ndërsa ne jetojmë në katin e tretë. Nuk pati kohë që të trokiste në derë, pasi ata e kanë ndjekur me vrap. E kanë pritur, poshtë te hyrja e pallatit dhe në momentin që ai i ka njohur, ka tentuar të largohet. Si rrugëzgjidhje të vetme ka gjetur ngjitjen nëpër shkallë, deri në katin e shtatë vijon të tregojë Myzeqari për momentet e fundit të të shoqit. Pas ngjarjes ajo ka marrë në telefon babanë e saj, Aliun, duke i treguar se i kanë vrarë burrin. Fillimisht Aliu nuk e ka besuar lajmin e hidhur, duke e pyetur sërish se çfarë kishte ngjarë, si ishte vrarë, vrarë në kuptimin e plotë të fjalës, apo lënduar.
Zhgënjimi
Adriani donte të ruante qetësinë në pallat. Donte të përzinte drogaxhinjtë dhe prostitutat që strehoheshin në hyrje të pallatit. Ata e vranë, i morën jetën për hiçgjë. Policia nuk i erdhi në ndihmë, sado që ai i kërkoi herë pas here. Disa ditë para vrasjes, ai bëri kallëzim për kanosje, thonë familjarët me lot në sy, të cilët shprehin zhgënjim të madh për strukturat policore. Tashmë, pas vrasjes së tij, policia ka vënë efektivë për ruajtjen e familjes. Banesa e viktimës ruhet 24 orë nga dy efektivë policie. Vendimi është marrë menjëherë pas vrasjes së 28-vjeçarit, pasi tremben se mos vrasësit rikthehen për të lënduar pjesën tjetër të familjes së Levantit. Burimet thonë se ende nuk ka një afat të përcaktuar për ruajtjen e shtëpisë nga policia, ndërkohë që familja shprehet e zhgënjyer, sepse nuk i sollën policët para vrasjes së ish-boksierit.
Vrasja
Levanti u qëllua me shtatë plumba
Adrian Levanti u vra me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja e rëndë ndodhi në katin e shtatë të pallatit ku ai jetonte. Në tentativë për tu shpëtuar vrasësve, Levanti ka vrapuar nëpër shkallët e godinës, me shpresën se do të gjente një derë hapur për tu strehuar. Fati nuk deshi që ta ndihmonte. Sapo ka mbërritur në katin e parafundit, dy personat, të cilët e ndiqnin nga pas, kanë qëlluar në drejtim të tij rreth 7 herë, duke e lënë të vdekur në vend. Plagët e shkaktuara nga 7 të shtënat janë të gjitha poshtë belit, çka i kanë shkaktuar hemorragji të madhe 28-vjeçarit e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Pas vrasjes, autorët kanë ikur me shpejtësi nga shkallët, duke mos pritur ashensorin. Krimi i rëndë ka tronditur të gjithë banorët e pallatit, të cilët një ditë më vonë nuk denjonin që të hapnin derën për të folur rreth asaj që kishte ngjarë. Në cilësinë e dëshmitarëve, policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës dhe banorët e pallatit, të cilët janë në dijeni të konfliktit të hershëm mes palëve.
Hetimet
Prokuroria e Tiranës: Ska prova për të arrestuarin Gjini, krimi klasifikohet pa autor
Lirohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Adrian Levantit
I dyshuari Pjetër Gjini u arrestua 40 minuta pas vrasjes, në banesën e tij në Orosh të Mirditës
I dyshuari kryesor për vrasjen e ish-boksierit Adrian Levanti pak net më parë është liruar nga prokuroria për mungesë provash. Duke vlerësuar provat e mbledhura nga grupi hetimor, prokurori i çështjes ka vendosur të lirojë Pjetër Gjinin, i cili është dyshuar nga policia bashkë me vëllain e tij për ekzekutimin e 28-vjeçarit për motive hakmarrjeje. Në këto kushte, grupit hetimor do i duhet të mbledhë prova të reja për krimin e ndodhur mbrëmj