E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlerat e ozonit në Athinë, shumë të larta

Tejkalime të konsiderueshme kanë shënuar vlerat e ozonit në pellgun e Atikës, sipas matjeve të rrjetit të mbikqyrjes së atmosferës së Athinës. 

Për këtë arsye, ministria e Shëndetësisë dhe Solidaritetit social i fton njerëzit me probleme në frymëmarrje dhe sëmundje kardiovaskulare, t’i shmangen qarkullimit në ambientin e jashtëm. 

Gjithashtu, personave të sipërpërmendur si dhe fëmijeve iu rekomandon të evitojnë ushtrimet e rënda fizike, që mund të shkaktojnë irritim të rrugëve të frymëmarrjes dhe probleme respiratore.
(a.jo/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›