Gruaja e gjakosur në gjykatë është në mëshirë të fatit, nuk e merr urdhrin e mbrojtjes
Një 41 vjeçare, që u dhunua në zyrën e gjykatëses në Gjykatën e Fierit, është në mëshirë të fatit pasi nuk ka mundur të marrë dot një urdhër mbrojtje, edhe pse seanca ku ajo u dhunua bëhej pikërisht për këtë shkak: për të marrë mbrojtje. Ish- i shoqi, Anesti Mëngjesi, 47 vjeç, goditi të shoqen, Zhanetën përpara gjykatëses, duke i përplasur kokën për muri në sy të fëmijëve.
Por Zhaneta nuk ka marrë një urdhër mbrojtje, pasi ish- i shoqi po hetohet në gjendje të lirë për plagosje të lehtë, që nuk njihet si vepër penale, por si kundravajtje penale. Siç raporton Shqip, personat që e konsumojnë këtë ndiqen në gjendje të lirë. Kështu Anesti, është i lirë të afrohet tek e shoqja.
Burime të policisë thonë megjithatë se inspektorët e zonës janë urdhëruar të hedhin një sy nga Zhaneta për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.