Ndërron jetë kreu i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi
Share
Hysni Milloshi, kryetari i Partisë Komuniste, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Lajmi është bërë i ditur për RTV Ora News nga burime të Sanatoriumit të Tiranës të cilat theksojnë se Milloshi ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit pasi ai vuante nga një sëmundje e rëndë.
Hysni Milloshi lindi më 21 janar 1946. Edhe pas rrëzimit të rregjimit komunist vazhdoi të mbrojë me fanatizëm idealet e Enver Hoxhës. Ai është themeluesi i Partisë Komuniste të Shqipërisë së riorganizuar. Milloshi gjithashtu ishte kandidati i tretë në zgjedhjet e 8 majit të vitit 2011 për kryetar të Bashkisë së Tiranës.