Gruaja e të dhunuarit, kandidat i FRD: Nuk besoj se ka motive politike
FIER-"Nuk e di se pse mund të jetë dhunuar bashkëshorti im... Nuk besoj se është bërë për motive politike.” Këtë ka pohuar për “Gazetën Shqiptare”, bashkëshortja e kandidatit për deputet për FRD-në në zonën e Roskovecit në Fier. Liljana Hoxha nuk u ka qëndruar fjalëve që ka thënë dy ditë më parë para mediave, se bashkëshorti i saj Mit’hati ishte kërcënuar pas kandidimit të tij si deputet në Roskovec. Bashkëshortja e biznesmenit Mit’hat Hoxha, në të njëjtën kohë edhe kandidat për deputet i FRD-së, ka pohuar se “familja e saj nuk ka pasur konflikte me asnjë dhe se nuk dyshon tek askush”. Hoxha është goditur me sende të forta mbrapa kokës, mbrëmjen e së dielës. Fillimisht, ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore dhe të hënën në mbrëmje është sjellë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Fierit ka pohuar se fillimisht Hoxha ka pohuar se e kanë goditur tre persona, ndërsa Liljana, bashkëshortja e tij ka sqaruar se pas kandidimit të Mit’hatit si deputet, ai është kërcënuar me jetë nëse nuk hiqte dorë.
Ku ishit në momentin kur ndodhi ngjarja?
Isha në shtëpi dhe nuk kam dëgjuar asnjë gjë, nuk kam parë asnjë njeri.
Po z. Mit’hat, ku ishte atë natë?
Ai ka qenë duke u kthyer nga një takim pune. Ka qenë afërsisht ora 23:00 minuta, kur Mit’hati ka qenë duke hapur portën e shtëpisë dhe persona ende të panjohur e kanë goditur mbrapa koke. Mit’hati ka rënë në tokë dhe ka dëmtuar fytyrën, më shumë sytë dhe hundën, por unë nuk kam dëgjuar gjë, se kam qenë në shtëpi brenda.
Po vetë z. Mit’hat, çfarë ju ka thënë për këtë ngjarje?
Ai nuk mban mend asgjë, nuk i kujtohet asgjë.
Por ai një ditë më parë ka pohuar se e kanë goditur tre persona?
Jo, jo. Mit’hati nuk mban mend asgjë nga ajo natë. E kemi pyetur ne dhe nuk i kujtohet asgjë.
Dyshoni tek ndonjë person që mund ta ketë bërë diçka të tillë?
Jo, nuk dyshojmë tek askush. Nuk kemi konflikte me njeri, nuk kemi probleme me askënd.
Dyshoni se ngjarja ka lidhje me kandidimin e bashkëshortit tuaj si deputet?
Jo, nuk besoj se ngjarja ka lidhje me këtë. Nuk besoj se ka lidhje me politikën.
Por juve një ditë më parë keni pohuar se Mit’hatin e kanë kërcënuar dy javë më parë?
Jua thashë ato që kisha për të thënë, se nuk jam as në terezi tani...
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)