E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet borxhi publik, dje qeveria mori 130 milionë dollarë

TIRANE- Borxhi i brendshëm i qeverisë është rritur dje me 13.3 miliardë lekë, ose me rreth 130 milionë dollarë. Banka e Shqipërisë ka hedhur në treg përmes dy ankandesh me afat maturimi 6 dhe 12- mujor, një sasi bonosh thesari me vlerë përkatësisht 5,2 dhe 8.1 miliardë lekë. 

Gjatë gjithë muajve të këtij viti zgjedhor qeveria ka rritur me ritme të shpejta huamarrjen e brendshme. Në katër muajt e parë borxhi i brendshëm qeveritar rezulton 110 milionë dollarë (10.7 miliardë lekë) më i madh se në të njëjtën periudhë të vitit 2012. 

Huamarrja e brendshme ka kaluar edhe planifikimin e qeverisë, e cila kishte parashikuar që në këta katër muaj të merrte në tregun e brendshëm shumën e huasë prej 15 miliardë lekësh (rreth 150 milionë dollarë), në një çast që në fund të prillit rezulton se totali është 52% më i lartë, ose 22.8 miliardë lekë (afërsisht 230 milionë dollarë).
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›