Gruaja e vrasësit të pastiçierit:Vajza jonë vdiq nga çokollatat
VLORE- Zbardhet shaku i vrasjes së dy bnetëve më parë në qytetin e Vlorës, ku ngeli i vdekur pronari i një pasticerie. Vdekja e Petrit Mehmetaj ka pasur si shkak akuzat që vinin nga autori i kësaj ngjarje Alfred Feta në drejtim të pasticierit. Feta e akuzonte Petrit Mehmetajn si shkaktarin e vdekjes së vajzës së tij në datën 2 janar të këtj viti. Në një rrëfim ekskluziv për NEWS24 bashkëshortja e autorit të vrasjes tregon momentet që kur vajza e tyre ka pasur shqetësime si pasojë e konsummit të një ëmbëlsire të blerë në dyqynin e viktimës.
“Në datën 1 të Vitit të Ri kemi shkuar në një pasticeri këtu afër dhe blemë tortën atje, bakllavanë, karamele, cokollata dhe amareta. Para se t’i blenim i thotë im shoq shitësit, nëse janë të freskëta se kam fëmijë dhe ai thotë po, të garnantoj unë që janë të freskëta. Po atë natë, i jap një pjesë torte vajzës, e hëngri, gjatë gjithë natës ka qenë shumë mirë. Deri në 8 të mëngjesit ka luajtur për 3 orë vajza, pastaj hëngri një prej karameleve që blemë aty, dhe për 10 minuta filloi të kishte dhimbje barku. Doktoresha nuk e kuptoi fillimisht, por deri në orën 3 ajo filloi të kishte edhe të vjella, prandaj doktoresha e coi në reaminacion. Doktoresha pastai tregoi që bëhej fjalë për një helmim nga cokollata dhe i preku cipën e trurit e më pas vdiq. Burri im e vuajti shumë këtë humbje. Kishte 3 muaj që qendronte i tensionuar, kur kreu vrasjen, më tha që do ikte të pinte një kafe dhe s’di gjë më...",- rrefen gruaja.
Por gjithashtu në këtë rrëfim ajo vjen me një apel për vetë familjarët e viktimës, duke bërë një kërkesë për falje.
“I shpreh keqardhje dhe ngushëllime. familjes së tyre, sepse e di vetë se cdo të thotë të humbësh njeriun e shtëpisë. Por edhe ata duhet të kuptojnë gjendjen e rënduar psikologjike të burrit tim”.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)