“Iniciativa për Tiranën”, debat publik me kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha

UPDATE- Grupimi i shoqërisë civile organizon një dialog publik për Tiranën me temë” Iniciativa për Tiranën”. I pranishëm në këtë takim është kandidati i PD-së Lulzim Basha, ndërsa kandidati tjetër Edi Rama nuk merr pjesë, me arsye të impenjimeve politike. Ky dialog i përbërë me një panel me figurat më të njohura përfaqësues të fushave të ndryshme të jetës në kryeqytet dhe jo vetëm. Paneli është i përbërë nga firua të tilla si: Aleks Luarasi profesor, Adrian Civici ekonomist, financiar dhe pedagog në UET, Zhani Ciko drejtor i TOB, Valentina Kuka, pedagoge në UT, Halim Kosova mjek, Jera Kruja mjeke neurologe, Nevila Nika historiane, Bujar Kapexhiu pedagog ne UET, Petraq Panajorgji pedagog, Irida Xhindi pedagoge, Sotiraq Goni shoqëria Civile, Enri Çili gazetar, Artan Lame inxhinier, Dhori Kule rektori i UT, Ali Ozeku profesor, Kozeta Servani pedagoge në UT, Zef Preçi ekonomist, Alush Shima piktor, Romeo hanxhari pedagog, Kujtim Çashku pedagog, Besnik Aliaj inxhinier. Këta përfaqësues i kanë drejtuar pyetje kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, pyetje këto që do ti drejtoheshin edhe kandidati tjetër, Edi Rama, i cili nuk ka qenë i pranishëm.
...