E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita humb logjikën, paralajmëron se s’do votojë ligjin për amnistinë fiskale

06-04-2011 / Gazeta 55

Projektligji i Qeverisë nxit debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomi-Financave


Amnistia fiskale mbërrin në tryezën e komisionit kuvendor të Ekonomisë. Ashtu si pritej deputetët e opozitës kundërshtuan ashpër diskutimin e amnistisë fiskale, duke u shprehur se drafti ka ardhur në një kohë rekord dhe nuk është futur në kalendar. Në shenjë revolte ndaj këtij ligji deputetët e majtë braktisën komisionin. Ministri i Financave, Ridvan Bode i ftuar në seancën dëgjimore për të shpjeguar detajet e këtij procesi, deklaroi se përfituesit më të mëdhenj do të jenë pikërisht qytetarët. Sipas Bodes, kjo kategori do të shpëtojë nga të gjitha detyrimet e papaguara, gjobat dhe kamatëvonesat, qofshin ato lokale, ashtu edhe qendrore Gjithashtu, numri një i Financave, deklaroi se bizneset e vogla do të kenë një shtysë të re, duke u zhveshur nga çdo detyrim I hershëm tatimor apo doganor. Kjo, gjë vlen edhe për bizneset e mëdha, të cilat do të futen në një nivel të ri të konkurrencës në treg, përmes legalizimit të aseteve. Për sa i përket tarifave, ministri Bode deklaroi se nuk e shikon të arsyeshme ndryshimin e tarifave dhe zbritjen e tyre nga 6 për qind për pasuritë e paluajtshme dhe 7 për qind për makineritë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›