Presidenti dekoron artistet e Estrades
VLORE - Presidenti Bamir Topi dekoron artiste te Estrades Profesioniste te Vlores ne 55-vjetorin e krijimit te saj. Kreu i shtetit ishte i pranishem mbremjen e djeshme ne ceremonine e zhvilluar me kete rast ne sallen e Teatrit Petro Marko ne prani te artisteve dhe qytetareve te shumte vlonjate. Estrada Profesioniste e Vlores ka demonstruar nje origjinalitet te vecante ne 255 premierat e realizuara prej saj ne vite. Gjithmone kemi ndjere ate origjinalitet ato vlera te jashtezakonshme artistike ku krahas humorit ka spikatur edhe kenga si trioja vlonjate theksoi Topi. Presidenti shprehu vleresimin e tij per popullin e qytetit te Vlores qe sipas tij eshte nje popull me shume karakter i drejtperdrejte dhe shume i ndjeshem. Me pas kreu i shtetit dekoroi me urdhrin Naim Frasheri i Arte artiste dhe kengetare te Estrades Profesioniste te Vlores disa prej te cileve pas vdekjes si Leka Kruta Mishel Lako Meliha Doda Konstandin Thana Reshat Osmani Myqerrem Ferra Nazmi Bonjaku me titullin Mjeshter i Madh parodistet e Vlores Mane Lumani Muhamet Lika Agron Hamo dhe Afrim Agalliu ndersa u shpallen Qytetare Nderi nje numer i madh aktoresh e kengetaresh. q.b