E Diel, 1 Nëntor 2026

Ura Vajgurore, vetëvritet me armë 55-vjeçari

Një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Urën Vajgurore ku 55-vjeçari Kujtim Agalliu është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij.
 

Dyshohet se babai i tre fëmijëve vuante nga depresioni, gjë që mund të ketë çuar në vetëvrasjen e tij.
 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›