E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevksi në Romë do të takojë Berluskonin

ROME- Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruesvki ndodhet sot në Romë për të zhvilluar një vizitë njëditore, gjatë së cilës do të takohet me homologun e tij italian Silvio Berluskoni.

Temë e takimit do të jenë eurointegrimi, reformat dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Italia është partneri i pestë më i madh i tregtisë së jashtme të Maqedonisë në pesë vitet e fundit. Këmbimi në nivel vjetor sillet rreth 500 milionë dollarë amerikanë, ndërsa vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti ai është 420.713.000 dollarë. Investimet italiane në Maqedoni janë 500 milionë euro. Kompanitë italiane, si ENEL paraqesin interes për investime në energjetikë.

Kryeministri Gruevski në vizitën në Itali shoqërohet nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe Martin Protogjer, shef i kabinetit të kryetarit të Qeverisë.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›