E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjet pavarësi, Berisha: Dua Shqipërinë dixhitale

TIRANE- “Shqipëria dixhitale në 100 vjetorin e pavarësisë”- ky është objektivi i qeverisë shqiptare për të cilën kryeministri Berisha kërkoi t'i jepej përparësi absolute edhe nga ministrat, madje dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm përparësi do të kenë projektet e moshës dixhitale.

“Është e domosdoshme të rishqyrtoni të gjitha projektet në përputhje me buxhetin e shtetit. Përparësi në buxhetin e vitit të ardhshëm kanë projektet e moshës dixhitale... pasi vetëm dixhitalizimi mund të ofrojë shërbimet më të shpejta dhe më transparente"- deklaroi kreu i ekzekutivit në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Do bëjmë gjithcka që tregu i 3G të bëhet sa më kompetitiv”- premtoi më tej kryeministri ndërsa shtoi se "po përgatisim kuadrin ligjor për 4 G".
“Ambicia jonë për të arritur kufijtë e kësaj moshe është shumë e madhe.“- nënvizoi Berisha.

Kryeministri tha se në kuadër të dixhitalizimit të procedurave dhe shërbimeve janë në zbatim e sipër 125 projekte në mbarë vendin si dhe ka nisur përgatitja e burimeve njerëzore.  “Do bëjmë gjithcka do zhdukim cdo barrierë në mënyrë që lundrimi në internet të jetë i mundur për cdo qytetar”- tha kryeministri.

Duke u ndalur te punonjësit e administratës Kryeministri urdhëroi të gjithë punonjësit të bëjnë kurse dhe të kenë njohuri të mira të programeve kompjuterike. "Çdo punonjës i zyrave të shtetit duhet të ketë certifiaktën e përdorimit të programeve të kompjuterit"
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›