Bulqizë, specialistët e RISHM inspektojnë minierën e kromit
TIRANE- Specialistë të Reparti i Inspektimit Shpëtimit të Minierave kanë mbërritur sot paradite në minierën e kromit për të inspektuar gjëndjen funksionale të minierës. Pas kontrollit do të vendoset nëse do rinisië puna apo jo. Puna në minierë është ndërprerë prej gati 3 muajsh për shkak të protestave dhe 2 grevave të urisë që minatorët zhvilluan për të plotësuar kërkesat e tyre ekonomike e sociale.
Greva e dytë e urisë e nëntë minatorëve të Bulqizës u ndërpre më 30 shtator pasi nënkryetari i Konfederatës së Minatorëve të Shqipërisë, Tafë Koleci nënshkroi një marrëveshje me përfaqësuesit e kompanisë koncencionare ACR. Marrëveshja i dha fund dhe protestave maratonë të minatorëve dhe të afërmëve të tyre. Sipas marrëveshjes kompania ACR ka pranuar të rrisë pagat e minatorëve në masën 20%, të përmirësojë kushtet e punës, të bëjë transparencën e investimeve në minierë, të paguajë ditët e grevës si dhe pagën e 13-të.
(s.g/balkanweb)