E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto takon Marnak: Dënojmë aktet e dhunës në Veri

TIRANE-Qeveria shqiptare dënon me forcë aktet e dhunës në Veri të Kosovës nga ekstermistët serbe dhe mbështet rrugën e dialogut Serbi-Kosovë. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto në konferencën e përbashkët të shtypit me shefin e misionit të EULEX de Marnak i cili ndodhet për vizitë në Tiranë.
Haxhinasto gjithashtu theksoi se ka shumë rëndësi që për shtetasit kosovarë të nis ëprocesi i liberalizimit të vizave.

Nga ana e tij, Marnak vlerësoi mbështetjen që Shqipëria i jep misionit të EULEX. Ai vuri në dukje dhe faktin se Shqipëria o solidarizua me cështjen e akuzave të Dick Marty dhe ngriti ekip të posacëm në ndihmë të hetimeve të EULEX në Kosovë e Shqipëri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›