E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO: Ministrat e mbrojtjes diskutojnë situatën në Kosovë

BRUKSEL-Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do ta diskutojnë sot në Bruksel situatën në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, duke paralajmëruar takimin e sotëm ku do të shqyrtohen operacionet e NATO-s në Ballkan, ka thënë se “KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme dhe të shfrytëzojë forcën minimale të mundshme, në rast nevoje”.

Aleanca Veriatlantike ka aktualisht rreth 5 mijë ushtarë në Kosovë në përbërje të KFOR-it.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›