Kontratat Tirana me syte nga FSHF-ja

Bardheblute jane ne pritje te keshillave te FSHF-se. Nje nga pikat e kontrates nuk eshte zgjidhur ende.
Klubi bardheblu ka ende te pazgjidhur ceshtjen e kontratave te futbollisteve. Eumlshte ende ne dileme per sa i perket kontratave te futbollisteve bardheblu. 24 here kampionet e vendit jane ne pritje te sugjerimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit. Institucioni numer nje i futbollit ne vend nuk ka pranuar formen e perpilimit te tyre dhe u ka kerkuar bardhebluve qe ti ndertojne serish ato. Por sipas informacioneve te marra Tirana edhe pse tashme e ka nje ide se si ti ndertoje ato te rejat eshte ne pritje te sugjerimeve te fundit ne menyre qe ti ndertoje ato sic duhet.
Ceshtja
FSHF i ka kerkuar klubit bardheblu qe te terheqe kontratat e derguara. Kjo pasi ata nuk jane dakord me nje pike te ketij dokumenti pasi demtohen futbollistet. Institucioni numer i futbollit nuk ka qene dakord me klauzolen e vendosur ne baze te se ciles nese donatori i klubit largohet atehere ata nuk do te mund te marrin rrogat. Dhe sipas FSHF-se nje kontrate e formuluar ne nje forme te tille nuk mund te jete e pranueshme. Nisur nga kjo klubi bardheblu mori nje afat prej 30 ditesh per te mundesuar keshtu krijimin e kontratave te reja dhe te pranueshme. Shefi i Sektorit te Garave Ilir Shulku pasi doli ky problem kercenoi se Tirana nuk do te mund te aktivizonte lojtaret me probleme ne ndeshjen ndaj Bylisit. Por me pas duke qene se vete ky institucion i kishte pranuar ato u vendos nje afat prej 30 ditesh. Dhe 10 dite tashme kane kaluar ndersa bardheblute kane nisur nga puna per perpilimin e kontratave te reja.
Kontratat e reja
Klubi bardheblu po punon per formulimin e kontratave te reja. Sipas informacioneve te marra drejtuesit e klubit jane ne kontakte me specialistet e FSHF-se ne menyre qe permbajtja e re te jete sipas rregullave te UEFA-s. Keshtu midis te dyja paleve ka pasur kontakte per zgjidhjen sa me te shpejte te kesaj ceshtjeje. Sipas burimeve brenda klubit i vetmi futbollist i cili ka nje kontrate te rregullt me klubin bardheblu eshte sulmuesi kroat Pero Pejic. Futbollisti i ardhur ne merkaton e veres ka firmosur per nje sezon dhe perfiton 84 mije euro. Vetem kontrata e tij eshte pranuar si e vlefshme nga UEFA dhe nuk do tu nenshtrohet ndryshimeve.