Sekreti i Super Chelsea-t eshte Zizou Zidane

Tekniku i bluve shpjegon arsyet se perse ka hequr dore nga 4-4-2. Carlo Ancelotti Moduli duhet zgjedhur ne vartesi te lojtareve
Sekreti i Super Chelsea-t te ketij fillim sezoni quhet Zinedine Zidane. Po mos mendoni se Zizu eshte blerja me e re e bluve te Londres ne pese ndeshje kane marre pese fitore dhe kane realizuar 21 gola. Jo. Sekreti ka te beje me faktin se Ancelotti i detyrohet shume francezit pasi prej tij ka fituar aftesine e pershtatjes se menyres se lojes sipas aftesive te lojtareve qe ka ne dispozicion.
Lamtumire 4-4-2
Behet fjale per dhjete vjet me pare kur trajneri drejtonte Juventusin dhe kishte ne ekip Zidanin te cilin e ka percaktuar si me te bukurin ne aspektin futbollistik futbollist qe ka pasur ndonjehere nen urdhrat e tij. Ancelotti e kuptoi menjehere se menyra me e mire per te shfrytezuar cilesite e jashtezakonshme te mesfushorit ishte te ndryshonte sistemin e lojes per ti dhene me teper liri ne fushe. Ne fillimet e mia si trajner kisha nje ide qe doja tia transmetoja skuadres - shpjegoi Carlo per tabloidin britanik lsquoThe Independent - dhe nuk shikoja karakteristikat e lojtareve por vetem modulin. Doja te luaja me skemen 4-4-2 dhe e bera kete per dy vjet deri kur erdha te Juventusi. Zidani nuk luante dot ne te majte por ne qender keshtu qe e ndryshova skemen. Nuk ekziston nje formule fituese mund te luhet me 4-4-2 apo me 4-3-1-2. Rendesi ka qe te kihen parasysh tiparet e futbollisteve dhe ti vendosesh ata ne fushen e lojes ne menyren e duhur.
Pershtatje dhe instinkt
Gjithsesi pervec aftesive te trajnerit italian sipas specialisteve shume ne kete aspekt ka te beje edhe menyra si u pershtat Ancelotti tek Chelsea. Ne fillim italiani rreshtoi londinezet me modulin pemen e viti te ri qe i kishte dhene aq shume trofe tek Milani. Pra me kater mbrojtes tre mesfushore qe ishin te vendosur ne vije te drejte dhe nje sulmues i vetem qe mbeshtetej nga dy trekuartiste ne ate kohe ishin Kakagrave dhe Seedrof. Me pas Ancelotti modulin e tij e modifikoi duke kthyer ne 4-3-3 murinjian duke qene se kjo menyre loje ishte me e pershtatshme per lojtaret e tij. Tashme sulmuesit e tij Drogba-Anelka-Malouda jane me te lire ata veprojne sipas instinktit. Per sa i perket fazes mbrojtese na duhet me shume disipline - mesohet te kete Ancelotti. Ne kete pike edhe vete Zizou nuk do te mund te thoshte asnje fjale.