E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, vriten 4 militantë nga një sulm ajror

Katër militant pakistanezë janë vrarë nga një sulm me avion pa pilot, në rajonin e Vaziristanit Verior, në afërsi me kufirin afgan.
Agjensitë perëndimore të lajmeve raportojnë se sulmi ndodhi në fshatin Degan, në afërsi të Miranshahut, qyteti kryesor në Vaziristanin Verior.
Në këtë zonë janë aktivë militanët talibanë dhe të Al-Kaidës.
Raportet citojnë zyrtarët pakistanezë të kenë thënë se sulmi mendohet të ketë pasur si shënjestër një automjet që mbante militantët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›