Lufte e ashper ne Libi Gadafi dhe opozita alternojne njeri-tjetrin

Forcat besnike te kolonel Gadafit kane luftuar per te rimarre kontrollin e qytetit Zawiya ne perendim te Tripolit
Luftetaret e opozites fillimisht i munden forcat e Gadafit duke i bere ata te terhiqen nga qendra e qytetit por forcat e udheheqesit te Libise po rrethojne qytetin dhe njoftimet thone se ata po pergatiten per nje tjeter sulm. Deshmitaret okulare thone se nje numer i madh automjetesh te renda te ushtrise po arrijne ne qytet.
Nje gazetare britanik ne Zawiya thote se grumbuj te medha njerezish dolen neper rruget e qytetit gjate dites per te festuar fitoren e rebeleve kunder trupave te Gadafit por thote ajo duket se luftimet nuk kane perfunduar.
Diten e premte nje minister i qeverise britanike qe vizitoi kufirin e Libise me Tunizine tha se pamjet satelitore sugjerojne se mijera njerez qe po perpiqen te largohen nga Libia mund te jene ndaluar disa kilometra larg kufirit.
Ministri Andrew Mitchell u shpreh keshtu pasi vizitoi nje kamp transit te ngritur ne Tunizi ku po qendrojne rreth 18 mije vete te cilet jane larguar nga Libia.
Nje korrespondent i BBC-se ne kufi thote se ka pasur nje renie drastike te numrit te njerezve qe po kalojne kufirin dhe agjencite nderkombetare te ndihmave nuk jane te sigurta nese do te vazhdojne te ofrojne ndihme apo te ulin operacionet e ndihmes.
Forcat besnike te kolonel Gadafit ne kryeqytetin libian Tripoli kane ngritur postblloqe dhe po kontrollojne makinat ne mes te thirrjeve te opozites per protesta pas faljes se te premtes.
Gazetaret e huaj nuk jane lejuar te largohen nga hotelet ndersa interneti njoftohet se nuk punon. Nderkohe avione te qeverise kane bombarduar nje baze ushtarake qe eshte ne duart e forcave antiqeveritare prane qytetit lindor te Ajdabiyas sulmi i trete brenda vetem disa ditesh.
Megjithate forcat kryengritese ne Libi njoftohet se kane luftuar me forcat e Muamar Gadafit ne dy qytete te vendit dhe kane realizuar fitore.
Ne Libine perendimore trupat besnike te Gadafit u terhoqen nga qyteti Zaui-jah 50 kilometra larg Tripolit pasi u perleshen sot me forcat rebele. Kryengritesit arriten ta mundnin ushtrine libiane me gjithe perdorimin e artilerise se rende dhe tankeve.
Rebelet po ashtu njoftohet se kane nen kontroll pas luftimeve me forcat e Gadafit dje portin lindor Ras Lanuf nga ku transportohet nafta. Nuk dihet me saktesi numri i viktimave nga luftimet.
Marina gjermane dergon refugjatet nga Libia ne Egjipt
Marina gjermane ka nisur evakuimin e refugjateve para bregdetit tunizian. Dy fregata dhe nje ekip i posacem furnizimi jane ankoruar ne portin e qytetit tunizian Gabes tha nje zedhenes i Ministrise se Mbrojtjes gjermane. Refugjatet duhet te kthehen ne vendlindjet e tyre ne Egjipt. Diteve e fundit dhjetera-mijera vete u larguan ne Tunizi per shkak te trazirave ne Libi. Per shkak te keqtrajtimeve dhe sulmeve te ushtareve fluksi i refugjateve nga Libia eshte dobesuar. Dhjetera mijera punetore te huaj nga frika per jeten e tyre nuk kane dale ne rruge per tu larguar tha nje zedhenese e organizates se KB-se per refugjate. Kombet e Bashkuara duan te hetojne tani raportimet se trupat e presidentit Muammar al Gadafi po ndalojne refugjatet ne pikat e kalimit kufitar. Ata kane perforcuar pamjet satelitore qe te kene parasysh fluksin e refugjateve. Nje avion gjerman charter i solli refugjatet e Libise nga ishulli tunizian ne Kajro.